Naim Bazaj tradhton elektoratin: I thërret në tubim si kandidat i pavarur, paraqitet me Kadri Veselin

Naim Bazaj tradhton elektoratin: I thërret në tubim si kandidat i pavarur, paraqitet me Kadri Veselin

Qytetarë të Drenasit, janë mbledhur sot pasdite në një restorant në hyrje të qytetit të ftuar nga kandidati i pavarur i PDK-së, Naim Bazaj, i cili parashihej që të shpallte kandidaturën e tij për kryetar të Drenasit, duke bërë kështu ndarjen e parë të partisë, duke iu bërë kundërkandidat, Ramiz Lladrovcit që është kandiduar nga qendra e partisë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2124785124413973/” width=”680″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Madje ai kishte krijuar edhe një faqe zyrtare si kandidat, ku përpos shumë aktiviteteve parazgjedhore kishte bërë edhe një ftesë, raporton Insajderi.

“Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, z. Naim Bazaj do prezantojë para qytetarëve të Drenasit dhe medieve kandidaturën e tij për të parin e Drenasit. Shpallja e kandidaturës do të bëhet më 17 nëntor në objektin e “Hotel Nobel” (Korroticë) me fillim nga ora 17:00.”, kishte shkruar Bazaj në faqen e tij.

bazaj1

Madje kishte shkruar se kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci është banori më i ri në komunën e Drenasit e kjo e nuk e lejon atë të bëhej kryetar.

“Shkoni në qendrën e regjistrimit në Drenas dhe i merrni dëshmitë e tij sepse është e vërtetë që s’ka qenë kurrë banor i Drenasit. Pas luftës ai ka qenë banor i Prishtinës. Mund të them se Lladrovci është banori më i ri i Drenasit”, kishte thënë Bazaj.

Këtë shkrim e kishte postuar para 7 ore. E me këtë frymë elektorati ishte mbledhur në tubim.

Restoranti është mbushur plot me njerëz të cilët prisnin që Bazaj të shpallte kandidaturën e tij, por Bazaj në të njëjtën kohë ka marrë një vendim tjetër:  është tërhequr nga gara.

Përkundër kësaj, Bazaj nuk e kishte anuluar takimin e thirrur që vërtetohet edhe në shumë postime në llogarinë e tij në Facebook.

Në sallën e restorantit nuk ka shkuar vetëm. Bashkë me të ka shkuar edhe kryetari i partisë, Kadri Veseli.

E kjo nuk është pritur aspak mirë. Madje është fishkëllyer e nuk e kanë lejuar të flas gati asgjë.

Kështu shihet në një video nga një tubim që ai e ka mbajtur në këtë restorant, ku qytetarë të shumtë e kanë fishkëlluar duke mos e lënë të flas e të jap asnjë premtim.

Veseli është fishkëllyer dhe më pas është ballafaquar edhe me thirrje të ndryshme sikurse “Kadri ik” dhe “hajna”, teksa i pari i PDK-së, ka tentuar ta paraqesë këtë revoltë të qytetarëve si “demokraci dhe pluralizëm”.

“Mirëmbrëma të gjithëve. Jam i nderuar me qenë këtu. Ju kisha lut të gjithëve bashkërisht që të na dëgjojë gjithë Kosovë të na shohin se si frymon Drenica. Këtu ka demokraci”, ka thënë Veseli.

“Edhe kur nuk mendojmë njëjtë, dhe nuk e kemi të njëjtin mendim, jemi bashkë dhe ky është mesazhi që duhet të japim sot”, ka shtuar Veseli teksa gjatë tërë kohën përcillet me fishkëllima.

Ai më vonë ka bërë edhe një pyetje drejtuar masës.

“A jeni të gjithë me Partinë Demokratike të Kosovës?”,  ka pyetur Veseli teksa si përgjigje, ka marrë përsëri fishkëllima dhe një “JO”.

Më sipas Veseli ka tentuar të mbajë fjalim, duke thënë se “po mendojnë se Drenica ja ka kthy shpinen Partisë Demokratike”.

“E kjo është më e rëndësishme për mua dhe Partinë Demokratike të Kosovës, kurrë nuk ka me ia kthy PDK-ja shpinën Drenicës”, ka thënë Veseli që përsëri është pritur njëjtë.