Naim Ismajli kandidat i PDK-së për komunën e Shtimes

Naim Ismajli kandidat i PDK-së për komunën e Shtimes

Naim Ismajli do të jetë sërish kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Shtimes në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në shtator të këtij vitit, njofton Insajderi.

Lajmin për kandidimin e tij e bëri të ditur Dega e PDK-së në Shtime.

“Zyrtare: Naim Ismajli, Kandidat i PDK-së për kryetar të Shtimes. Promovimi zyrtar: E diel, 30 maj 2021, ora 15:00, vendi: Shkolla e Mesme Profesionale Shtime”, thuhet në njoftim.

Naim Ismajli është kryetar aktual në këtë komunë. Bashkë me mandatin aktual, ai e ka drejtuar këtë qytezë për katër mandate.

Gjatë pasdites të së dielës, përkatësisht në orën 15:00, kryetari i partisë, Enver Hoxhaj, me anë të një konference për media do ta zyrtarizojë emrin e kandidatit për kryetar të kësaj komune. /Insajderi.com