Naim Qelaj merr detyrën e Avokatit të Popullit nga Hilmi Jashari

Naim Qelaj merr detyrën e Avokatit të Popullit nga Hilmi Jashari

Naim Qelaj e ka pranuar zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit.

Në një ceremoni të organizuar detyrën ia dorëzoi Hilmi Jashari i cili e mbante detyrën deri më sot.

Qelaj ka thënë disa fjalë për punën e deri tashme të Hilmi Jasharit në zyrën e Avokatit të Popullit.

“Është kënaqësi të marr detyrën nga ju. Keni bërë një punë të mrekullueshme, është për t’u admiruar politikat që i keni instaluar brenda institucionit”, tha Qelaj.

Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrave dhe nuk pranon udhëzime ose ndërhyrje nga organet, institucionet ose nga autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtet në Republikën e Kosovës. Si  institucion i pavarur, udhëhiqet nga parimet e paanësisë, pavarësisë, epërsisë së të drejtave të njeriut, konfidencialitetit dhe profesionalizmit. /Insajderi.com