Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës për herë të parë që nga fillimi i pandemisë ka njoftuar se namazi i Bajramit këtë të marte do të falet me kapacitet të plotë nëpër xhami.
Myftiu Naim Tërnava ka marrë vendim që namazi të falet në përputhje me masat kundër COVID-19 dhe të shfrytëzohen objektet përcjellëse dhe hapësirat përreth xhamive.
Ndërkaq, ka kërkuar që të shmanget organizimi i ceremonisë së faljes së namazit në ambiente publike sikur janë sheshet, stadiumet apo të ngjashme.
“Ligjëratën tematike kushtuar festës ë Kurban – Bajramit do ta mbaj dr. Valon Myrta – anëtarë i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI në Gjakovë Namazi i Kurban-Bajramit falet në ora 05.51, të cilit do ti prij kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti. ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbaj Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava”, thuhet në njoftim.
Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Ditën e parë, më 20 korrik 2021, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00.
“Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban – Bajramit, duke e lutur Zotin që të na pranoj, lutjet dhe ibadetet tona. Me fat festa e Kurban –Bajramit”, përfundon komunikata e BIK-ut. /Insajderi.com