“Namin po e bojmë”, “Na kallashin sun e marrim” – Përplasja mes Osmanit e Goranit

“Namin po e bojmë”, “Na kallashin sun e marrim” – Përplasja mes Osmanit e Goranit

Komisioni për Punë të Jashtme është duke debatuar për shërbimin e jashtëm të Kosovës, me ç’rast po kitikohet pushteti për politizim të diplomacisë.

Kryetarja e Komisionit Vjosa Osmani tha se e ka ftuar në vazhdimësi ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin për raportim në komision, mirëpo sipas saj Pacolli ka thënë se është udhëtime gjatë tërë kohës dhe kur të lirohet do të vije në komision.

Derisa Osmani po fliste për rolin e komisionit në këtë proces ka ndërhyrë deputeti i Partisë Socialdemokrate, Dukagjin Gorani duke thënë se cfarë mund të bëjë tjetër komisioni përvec kritikave.

Osmani iu përgjigj duke thënë se mund ta thërrasin ministrin ne interpelancë parlamentare.

Më pas Gorani tha: “namin po e bajshim”.

Ndërsa Osmani iu kundërpërgjigj duke thënë: “Ne nuk mund ta kapim kallashin dhe ta vrasim dikënd. Mund ta thirrim në interpelancë ministrin dhe nëse ka vota e shkarkojmë”.