
Një faqe në rrjetin social Facebook, “Deçani”, ka publikuar një fotografi ku paraqet një veturë të Policisë së Kosovës, e cila është parkuar në vend ku nuk duhet të parkohet.
Mirëpo, pas publikimit të kësaj fotografie, kanë reaguar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në Komunën e Deçanit, shkruan Insajderi.
Ata madje kanë sharë me nënë adminin që e ka publikuar fotografinë. Janë Suada Loshaj, pjesëtare e Policisë së Kosovës në Deçan, që ka shkruar e para.
“ Nenen ,, ty policet e Deqanit. Kjo veture nuk eshte e policve te Deqanit!!@@”, ka shkruar ajo.
Pas saj, ka komentuar edhe një polic i kësaj komune.
“Ani masi kja koka gru a bon un me ju bashkangjit urimit… edhe po i marrim edhe krejt kolegt e deqanit po vim po pim kaffe te ti… Suada Loshaj”, ka komentuar polici Edi Edgama.
Ndërkohë, që në komente kanë reaguar edhe pronarët e kësaj faqeje, ku i kanë paralajmëruar policët që do ta lajmërojnë Inspektoratin e Policisë së Kosovës, për këto ofendime./ Insajderi.com