Naser Kelmendi ndalohet nga policia në Serbi

Naser Kelmendi ndalohet nga policia në Serbi

Biznesmeni nga Peja, Naser Kelmendi, është ndaluar sot nga policia serbe dhe është dërguar në Stacionin Policor të Lloznicës, trasnmeton Insajderi.

Sipas mediave serbe, ai është arrestuar të premten rreth orës 13:30, në një hotel në hyrje të Lloznicës.

Mediat shkruajnë se tek Kelmendi nuk është gjetur asnjë dëshmi që ai ka kryer ndonjë vepër penale.

Ai është ende në Stacionin Policor të Lloznicës, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion zyrtar se pse ai u ndalua, shkruan “Novosti”.

Naser Kelmendi ishte akuzuar vite më parë në Kosovë për trafikim ndërkombëtar të drogës, vrasje dhe krim të organizuar./Insajderi.com