Naser Makolli akuzohej për vrasjen e 23 vjeçarit gjatë një vjedhjeje

Naser Makolli akuzohej për vrasjen e 23 vjeçarit gjatë një vjedhjeje

I vdekuri i sotëm në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, që ishte edhe dëshmitari kryesor në rastin e vdekjes së Astrit Deharit, Naser Makolli, po mbahej në paraburgim si i akuzuar për vrasjen e 22-vjeçarit nga fshati Sopijë e Suharekës,

vrasja kishte ndodhur në fshatin Sopijë të Suharekës, ku persona të armatosur kanë qëlluar mbi Egzon Mazrekun dhe babanë e tij, Naimin, në shtëpinë e tyre, ku kishin hyrë për të vjedhur. Egzoni kishte vdekur nga plaga, ndërsa babai i tij, Naimi kishte shpëtuar me lëndime të lehta trupore.

Makolli vdiq sot sipas raportit mjekësor pas probleme shëndetësore që kishte qysh prej kohës sa ishte arrestuar.