Naser Ramadani: Nëse qytetarët do t’i përmbaheshin masave, nuk do të na duhej intervenimi i policisë

Naser Ramadani: Nëse qytetarët do t’i përmbaheshin masave, nuk do të na duhej intervenimi i policisë

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës është duke mbajtur dëgjim publik lidhur me ligjin kundër pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, i cili duke folur për këtë ligj tha se është i limituar sa i përket asaj që është në synim të arrihet.

“Është një ligj shumë i limituar sa i përket asaj që duam të arrijmë. Rekomandimet bazohen në dy koncepte. Shtylla e parë janë qytetarët, të cilëve u kemi dhënë rekomandimet që konsistojnë në mbajtjen e maskës, higjienës dhe distancës. Nëse do të realizoheshin në tërësi, ne do të ishim të stërknaqur sepse pandemia do të zhdukej”, tha Ramadani.

Ai tutje u shpreh edhe në lidhje me respektimin e masave në fuqi kundër koronavirusit, të cilat sipas tij, nëse do të respektoheshin, s’do të kishte nevojë për ndërhyrjen e policisë.

“Natyrisht se në asnjë vend qytetarët s’mund t’i respektojnë në përpikmëri masat për arsye objektive dhe subjektive . Nëse qytetarët do t’u përmbaheshin masave, nuk do të kishte fare nevojë për intervenim të policisë dhe inspektoratit”, tha ai. /Insajderi.com/