
Është drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik që i ka nxjerrur rekomandimet në bazë të të cilave janë përpiluar edhe masat për t’u mbrojtur nga COVID-19, por është akuzuar se vetë i shkeli ato.
Naser Ramadani ishte parë duke pirë kafe dhe duke mos e respektuar distancën e rekomanduar.
Ai është pyetur sot në një konferencë për shtypë për një fotot të tij që ka qarkulluar ku duket se nuk i respekton masat.
Ramadani është përgjigjur, ka thënë se nuk është e vërtetë.
“Kam shkuar të ushqehem, pas 20 orëve punë kam shkuar të ushqehem, kaq ka qenë”, ka thënë Ramadani./Insajderi.com