
Naser Ramadani, drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19, po ndodhu kryekëput për shkak të pakujdesisë së njerëzve dhe mos respektimit te masave.
“Të gjitha këto vatra epidemike janë nga pakujdesia e disa individëve që nuk i janë përfillur rekomandimeve të IKSHPK”, ka thënë Ramadani, njofton Insajderi.
“Apeli jonë është që t’i përmbahen këtyre rekomandimeve. Ne jemi të brengosur se qytetarët që nuk u përmbahen rekomandimeve do të kenë penalizime”.
Gjatë gjithë kësaj jave ka pasur rritje të rasteve, por sot, e premte, dolën të infektuar me COVID-19 plot 58 raste./Insajderi.com