Naser Rugova: Edhe tri vota na duhen që ta rrëzojmë Qeverinë

Naser Rugova: Edhe tri vota na duhen që ta rrëzojmë Qeverinë

Opozita është në kërkim edhe të tri votave për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, ka thënë deputeti i LDK-së Naser Rugova.

Ai bashkë me Haxhi Avdylin ishin të ftuar sonte në emisionin Debat Plus.

Rugova, ka thënë se opozita është në pritje edhe të tri votave, dhe ka thënë se nuk është më sekret se është duke u negociuar edhe me elemente që janë në qeverisje për rrëzimin e kësaj qeverie.

“I kemi 58 nënshkrime dhe na duhen edhe tri të tjera. Jemi duke biseduar edhe me partnerë brenda koalicionit. Me nismën dhe të tjerë por absolutisht jo me PDK-në. Po t’i kishim 61 nënshkrime do ta procedonim mocionin qysh sonte për rrëzimin e kësaj qeverie”, është shprehur Rugova./ Insajderi.com