Naser Rugova krenohet që bashkpartiakët e tij janë rrahur vetëm pesë herë në tubime

Naser Rugova krenohet që bashkpartiakët e tij janë rrahur vetëm pesë herë në tubime

Deputeti i LDK-së, Naser Rugova ka arsyetuar rrahjet në partinë e tij duke e konsideruar sukses që përleshje kanë ndodhur vetëm në pesë tubime.

“Në gjithë ato tubime, incidente ka ndodhur vetëm në pesë prej tyre, e që i bie një përqindje shumë e vogël”, ka thënë Rugova.

Tutje, ai ka thënë se është e kuptueshme që të gjithë merren me rrahjet në LDK, sepse kjo parti do të qeveris në të ardhmen.

“Janë incidente që kanë ndodh. Kanë ndodhur incidente jo të hijshme. LDK u deklaru lidhur me rastet, por në një parti të madhe që pritet të vijë në pushtet, ndodhin gjëra të tilla. Kur ka udhëhequr LDK-ja, i ka pasur vetëm 2 vjet e 7 muaj, ka qenë një qeveri me presion të jashtëzakonshëm e me Kuvend jofunksional. Ka qenë Qeveria më e mirë, më profesionale”, ka thënë Rugova në RTV Dukagjini.