
Këshilli drejtues i Universitetit të Prishtinës me shtatë vota pro ka vendosur që Naser Sahiti të jetë rektor i Universitetit të Prishtinës.
Në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit drejtues u tha se Naser Sahiti ka marr shtatë vota, kandidati tjetër Faton Berisha dy vota, ndërsa kandidati i tretë Blerim Rexha, asnjë vote.
“Këto janë rezultatet që i ka nxjerrë Këshilli drejtues, që i ka dhënë besimin për me udhëheq katër vitet e ardhshme Universitetin e Prishtinës”, u tha në këtë konferencë.
Po ashtu u mohua ndërhyrja e politikës në këtë proces për zgjedhjen e rektorit. /Insajderi.com