“Bashkëpunëtori”

Nasim Haradinaj e lidh bastisjen e EULEX-it me Vehbi Kajtazin: “Vehbia është njëri ndër bashkëpunëtorët”

Nasim Haradinaj e lidh bastisjen e EULEX-it me Vehbi Kajtazin: “Vehbia është njëri ndër bashkëpunëtorët”

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve, Nasim Haradinaj, aksionin e sotëm të EULEX-it e ka lidhur me gazetarin Vehbi Kajtazi.

Në një prononcim për Gazetën Express, Haradinaj tha se nëse e gjithë kjo është vetëm një kontroll, atëherë prapa këtij aksioni ka qenë Vehbi Kajtazi.

“Përshpejtimi i kësaj, unë mendoj se ka qenë Vehbia. Vehbia është njëri ndër bashkëpunëtorët. Pasi ai dje më tha se po të isha unë prokuror, ti do të ishe atje”, tha Haradinaj.

Ai bëri të ditur se nuk ka informacione se çka po ndodh brenda, pasi telefonat janë mbyllur dhe nuk po lejohen telefonatat./Insajderi.com