Në emisionin" />

Nasim Haradinaj: Kam vrarë ushtarë serbë sa herë që kam pasur rastin

Nasim Haradinaj: Kam vrarë ushtarë serbë sa herë që kam pasur rastin

Përfaqësuesi i veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka thënë se nuk i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se e pranon publikisht që ka vrarë ushtarë serbë.

Në emisionin Frontal, Haradinaj është shprehur i revoltuar për krijimin e një Gjykate që trajton njëanshëm krimet e luftës.

Ai thotë se nuk frikësohet nga një institucion i tillë, që sipas Haradinajt, është krijuar padrejtësisht për gjykuar shqipëtarët, e jo serbët në luftën e fundit në Kosovë.

Përfaqësuesi i veteranëve ka thënë se ai dhe UÇK-ja ka vrarë ushtarë serbë, dhe thotë se i mbetet

“Kam vra ushtarë serbë sa herë që kam pasur shancën. I them familjes time se më vjen keq që nuk kam vra aq sa më ka dashur qejfi. Më vjen keq që m’i kanë vra shokët, por më vjen mirë që i kam vrarë serbët”, ka thënë Haradinaj.