Nasim Haradinaj me kërcënim serioz: Nuk do të durojmë më kush fyen UÇK-në

Nasim Haradinaj me kërcënim serioz: Nuk do të durojmë më kush fyen UÇK-në

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në edicionin special të FRONTAL, ka folur rreth rastit të dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj është shprehur i nervozuar me individë të ndryshëm të cilët e ofendojnë luftën e UÇK-së.

Madje ai ka paralajmëruar edhe përgjigje ‘jodemokratike’ për njerëz të tillë që e fyejnë UÇK’në,

“Jemi të gatshëm edhe 5 mijë jetë me i hupë, por deri kur kështu. Dorëheqja e Haradinajt, ka treguar se dëshiron me u përgjigj si individ, si komandant i UÇK-së. Na u ka bë mjaft, nga individë që e fyejnë luftën, mjaft është mjaft. Na u ka bë shumë, do të shohim se çka bëhet tash. Nëse na detyron dikush prapa, s’do të durojmë më, ai që e fyen UÇK-në edhe luftën do të marrë përgjigje jodemokratike. Ai që di për njerëzit indivd të UÇ-’së, që kanë ba, le t’i përmend, ne nuk jemi kundër”, ka thënë Haradinaj.

Debat i fundit lidhur me luftën e UÇK-së, është nxitur nga disa deklarime të bëra nga Jusuf Buxhovi, i cili ka thënë se lufta e UÇK-së ‘nuk ka qenë e pastër’.