Nasim Haradinaj në Speciale: E kam nënshkruar, por nuk e kam lexuar aktakuzën

Nasim Haradinaj në Speciale: E kam nënshkruar, por nuk e kam lexuar aktakuzën

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, në seancën e Gjykatës Speciale që po mbahet në Hagë, ka deklaruar se e ka nënshkruar aktakuzën kundër tij pa e lexuar, njofton Insajderi.

“Kam nënshkruar një dokument që e kam kuptuar se është aktakuzë, por as nuk e kam lexuar”, tha ai.

Ndryshe, Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin, janë arrestuar më 25 shtator si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Të dy akuzohen për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të të dhënave të Speciales./Insajderi.com