Nasim Haradinaj thotë se pasuria do t’i shtohet për 1.5 milionë euro – Kaq do të kushtojë kali i tij

Nasim Haradinaj thotë se pasuria do t’i shtohet për 1.5 milionë euro – Kaq do të kushtojë kali i tij

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka folur për pasurinë e tij.

Haradinaj ka paralajmëruar në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se vitin e ardhshëm do të jetë dukshëm më i pasur.

Madje, ai ka treguar edhe se sa pret të pasurohet më 2020.

“Pasuria do të shtohet për 1 milionë euro e gjysmë”, ka paralajmëruar Haradinaj.

“Do t’i shes reliktet e luftës”, ka bërë të ditur ai.

Më herët, Haradinaj ka thënë se mëzi (kali i vogël) që ka deklaruar si pasuri do të jetë edhe më i vlefshëm vitin e ardhshëm.

“Ai mëz, në mot ka me qenë 30 mijë euro”, është shprehur Haradinaj.

“Ndoshta edhe 40 mijë”, ka shtuar më vonë ai.

DPT TE FIDANI

DPT TE FIDANI

Gepostet von Gazeta Express am Mittwoch, 12. Juni 2019