Nata e tretë në Bërnjak e Jarinje kaloi pa incidente, serbët vazhdojnë protestën

Nata e tretë në Bërnjak e Jarinje kaloi pa incidente, serbët vazhdojnë protestën

Nata e tretë e bllokadës në rrugët kryesore në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak kaloi në mënyrë paqësore dhe pa incidente mes serbëve të grumbulluar dhe Njësive Speciale të Policisë së Kosovës.

Në këto dy pika kufitare serbët kanë dalë për të protestuar, duke bllokuar rrugën me kamionë e mjete të rënda, në shenjë proteste për vendosjen e masës së reciprocitetit nga Kosova për targat e veturave që hyjnë në territorin e saj nga Serbia.

“Qytetarët e mbledhur të komunave veriore të Kosovës mirëpresin qëndrimin e shtetit të Serbisë dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me zgjidhjen e kësaj krize dhe theksojnë se është shumë e rëndësishme për ta që presidenti t’i mbështesë ata në përpjekjet e tyre për të luftuar për të drejtat e tyre”, raporton Kosovo Online, transmeton Shqip.com.

Sipas këtij mediumi, gjatë së mërkurës në vendkalimin Bërnjak, “pati një incident të vogël, kur pjesëtarët e policisë donin të hidhnin nga makina një nga shtetasit serbë të cilët nuk donin të hiqnin targat e tyre, por fatmirësisht gjithçka përfundoi në mënyrë paqësore pas ndërhyrjes së Anëtarët e KFOR -it që ishin atje”.

Këto raportime i ka mohuar Policia e Kosovës. Sipas tyre, ky informacion është i pavërtetë dhe tendencioz./Insajderi.com