“Betimi për Drejtësi” transmetuar në televi" />

Natali Velija: Hyra në burg me një sëmundje, tani i kam pesë

E dënuara me 12 vite burg për skandalin e pasaportave, Natali Velija, thotë se nuk i ka punët mirë me shëndet, në burgun e femrave në Lipjan.

Natali Velija: Hyra në burg me një sëmundje, tani i kam pesë

Në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” transmetuar në televizionin publik, Velija e cila ka 38 muaj që po vuan dënimin, thotë se ka hyrë në burg me një sëmundje ndërsa tash i ka 5 të tilla.

“Kam hyrë me astmë e tash kam probleme me kurriz, me dhëmbë, me trombozën e me mungesë vitaminash që po më shkakton probleme”, ka thënë Velija, transmeton Insajderi.

Në intervistën e saj, Velija ka kritikuar institucionet e Kosovës që sipas saj nuk po bëjnë asgjë për të ofruar kushte të mira në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

“Kemi fjetur në sfungjerë që kanë qenë katastrofë. Nuk ka çarçafë e as kurgjë tjetër të pastërt. Ta japin një brushë për pastrimin e dhëmbëve dhe nëse nuk e blen vet, atë duhet ta përdorësh deri sa të dalësh nga burgu”, ka thënë Velija.

Sipas saj, më së keqi është kujdesi shëndetësor dhe ushqimi.

“Prej që kam ardhur këtu, ushqimi është i njëjti. Është rutinë. Kardiologu ma ka ndaluar ta ha këtë ushqim por këta në burg nuk lejojnë më shumë se 5 kilogram që gjë që është pak ushqim”, ka thënë Velija.

Të njëjtat akuza i ka pasur edhe e burgosura për vrasje, Besarta Kastrati –Harxhi sipas së cilës oficeret në këtë burg trajtojnë në mënyrë selektive të burgosurat.