Natalia Apostolovës i kërkohet dokument për të hyrë në vendvotim

Natalia Apostolovës i kërkohet dokument për të hyrë në vendvotim

Natalia Apostolovë, shefja e zyrës së Bashkimit Evropian është duke vëzhguar nga afër procesin e votimit në katër komunat e veriut të Kosovës, shkruan Insajderi.

Përgjatë hyrjes në njërën nga pikat e vend – votimit Apostolovës, i është kërkuar letërnjoftim.

Para pak çastesh ajo ka arritur në shkollën Sveti Sava për të vëzhguar procesin e votimit.

Në katër komunat e veriut të Mitrovicës, po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme ku të drejtë vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje shkaku i taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe.