Ish-Drejtoresha e Fondit për të Drejta Humanë, Natasha Kandiq, ka deklaruar se çështja e të pagjeturve të luftës, nuk është trajtuar asnjëherë seriozisht, as në Kosovë e as në Serbi.
“Çfarë mund të nxjerrim si përfundim pas këtyre 20 vjetësh është që në vitin 2000 kur ndodhi arrestimi i Millosheviqit dhe ndërrimi i pushtetit në Serbi, atëkohë – pas kësaj në njëfarë forme thjesht u ndal tregimi rreth varrezave masive, për të vrarët, për viktimat dhe të pagjeturit dhe ende edhe sot ato lista dhe të dhëna për të pagjeturit shërbejnë edhe në Serbi edhe në Kosovë që të flitet në nivel politik për të pagjeturit e që në ndërkohë nuk ishte formuar asnjë organ që me fatin e të pagjeturve do të merrej në mënyrë shumë serioze”, ka thënë Kandiq në Interaktiv, transmeton Insajderi.
Më tej, ajo ka shtuar se përgjegjësia më e madhe në këtë mes të përbërë nga Kosova, ndërmjetësit e tjerë nga bota dhe Serbia, kjo e fundit e mbanë përgjegjësinë më të madhe.
“Ato ndodhen atje se ku u zhvendosën në Petrovo Selo, sidoqoftë përgjegjësia është tek institucionet shtetërore të Serbisë”, ka thënë ajo./Insajderi.com.