NATO: Kosova stabile – thelbësore për stabilitet në rajon dhe sigurinë tonë

NATO: Kosova stabile – thelbësore për stabilitet në rajon dhe sigurinë tonë

NATO është deklaruar se do të vazhdojë ta mbështesë fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, transmeton Insajderi.

Ky proces, siç tha një zyrtar i lartë ushtarak amerikan i kësaj aleancë, çon në një zgjidhje të mirë për raportet mes Prishtinës e Beogradit.

Po ashtu, sipas admiralit Robert P. Burke, që është edhe komandant i ri i Shtabit Qendror të Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin e rajonit të Ballkanit dhe jo vetëm.

“Aleanca vazhdon, po ashtu, ta mbështesë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të ndërmjetësuar nga BE-ja si rruga e vetme për një zgjidhje afatgjatë të çështjes”, ka thënë ai për Klan Kosova.

“Një Kosovë stabile është thelbësore për stabilitetin në rajon dhe për sigurinë tonë”. /Insajderi.com