NATO: Serbia vendos për ministrin e Mbrojtjes

NATO: Serbia vendos për ministrin e Mbrojtjes

Zëdhënësi i NATO -s, Piers Cazalet duke komentuar paralajmërimet për emërimin e Aleksandar Vulinit në postin e ministrit të Mbrojtjes, tha se i mbetet qeverisë serbe që të vendos se cilët ministra do t`i caktojë.

Cazalet  tha se mbi të gjitha ata presin bashkëpunim të mirë edhe në të ardhmen.

“Serbia dhe NATO kanë zhvilluar një partneritet të fortë në bazë të dialogut politik dhe bashkëpunimit praktik. Në vitet e fundit ne kemi bërë progres të konsiderueshëm në këtë fushë,” thuhet në një deklaratë me shkrim nga Cezalet.