Më 27 qershor mbahet takimi në mes delegasionit të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Më 27 qërshor pritet të zhvillohet takimi në mes delegasionit të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, takim i iniçuar nga i dërguari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell.
Shefi i NATOS-së për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Jens Stoltenberg tha se këtë takim e sheh si mundësi për fillimin e mosmarrëveshjeve të shumta në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vuçiq dhe Thaçi këtë herë mund të përqendrohen në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare politike të përbashkët,” tha sekretari i përgjithshëm i NATOS-s.
Ai tha se SHBA-të dhe Bashkimi Europian dinë shumë mirë t’i kordinojnë përpjekjet në fushën e dialogut.
“Ne mbështesim dialogun e organizuar nga Unioni, si dhe të gjitha përpjekjet e tjera në drejtim të afrimit të Beogradit dhe Prishtinës”. Jam plotësisht i bindur që Shtetet e Bashkuara dhe Unioni e dinë se si të koordinojnë përpjekjet e tyre në këtë fushë, “thekson Stoltenberg.
Poashtu ndër tjerash theksoi se Serbia është gjithashtu një partner i NATO-s. /Insajderi/