Ndahen 1 milion euro për lobim për pranim në INTERPOL

Ndahen 1 milion euro për lobim për pranim në INTERPOL

1 milionë e 200 mijë euro janë ndarë për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës  në asamblenë e përgjithshme të mekanizmit më të madh policor në botë- INTERPOL. Ky vendim është marrur sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.

Vitin e kaluar, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në INTERPOL. Çështja e pranimit të saj ishte futur në agjendën e Komitetit Ekzekutiv të kësaj organizate, në mënyrë që të votohej për pranimin e saj në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të kësaj organizate, e cila u mbajt më 17 shtator të vitit 2017, në Pekin. Por, nga pasiguria se do të siguronte votat e mjaftueshme për pranim, kishte tërhequr kandidaturën.