Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar para mediave pas mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës, ku është përmendur mbështetja ndaj familjeve të cilët kanë humbur familjarët nga pandemia COVID-19, shtimi i masës 3.4, që ka të bëjë me kuponët për ushqim dhe mbështetja sa i përket masës në të cilat hynë kategoria e lehonave të papuna, atyre që janë të punësuara, por edhe shtimi i shtesave për fëmijë, duke filluar nga ky vit.
Kështu u shpreh ai në një konferencë për shtyp, ku ka saktësuar edhe masat e përmedura, pra ajo që ka të bëjë me masën 3.4 thotë se është mbështetje ndaj kuzhinave popullore apo humanitare që ofrojnë ushqim falas.
Ai thotë se kjo mbështetje mund të fillojë edhe para datës së planifikuar për shkak të siç thotë ai, performancës më të mirë buxhetore.
Në këtë mbledhje të Qeverisë titulli i Masës 3.5 është ndryshuar në “Masa 3.5 – Pagesa për Lehonat dhe Shtesat e Fëmijëve – 7 Milionë euro”.
“Ky ndryshim është në funksion të përmbushjes së njërës nga Prioritet e Qeverisë në cilën parashihen shtesat e fëmijëve deri në moshën 16 vjeçare, implementimi i së cilës do të bëhet në mënyrë graduale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.
Përveç ndarjes së shtatë milionë eurove për lehonat, Qeveria ka ndarë edhe 15 milionë euro për krijimin e vendeve të reja të punës.
Ministri Murati ka thënë se këto mjete do të shërbejnë për punësim, rikthim të personave në punë dhe punësimin e grave.
“Ju bëj thirrje punëdhënësve që të bëjnë deklarimin e punëtorëve”, është shprehur Murati.
Kjo shumë është ndarë në kuadër të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, gjegjësit masës 1 – Mbështetje për Punësim. /Insajderi.com