Ndahet nga jeta Akademik Ekrem Murtezai

Ndahet nga jeta Akademik Ekrem Murtezai

Akademiku Ekrem Murtezai, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

ASHAK me anë të një njoftimi për media, informon se nesër do të mbahet mbledhje komemorative me familjarët dhe anëtarët e akademisë.

Mbledhja do të mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave nga ora 11:00.

Ceremonia e varrimit do të bëhet duke respektuar masat parandaluese për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. /Insajderi.com