Ndahet nga jeta profesori Agni Aliu

Ndahet nga jeta profesori Agni Aliu

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë,(UEJL) ka njoftuar opinionin me të gjerë se ka ndërruar jetë Agni Aliu, profesor në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.

Me këtë rast, rektori i UEJL-së, akad. prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, menaxhmentit dhe të punësuarve familjes së të ndjerit prof. Agni Aliu ua shpreh ngushëllimet më të thella.

“Profesor Agni Aliu ka qenë i punësuar në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2003. Ai është autor i disa teksteve, punimeve shkencore dhe hulumtimeve të botuara në revista shkencore
vendore dhe ndërkombëtare”.

“Profesor Agni Aliu nga studentët, kolegët dhe bashkëpunëtorët do të mbahet mend si punëtor i palodhshëm, bashkëpunues dhe mjaft kërkues në punën e tij shkencore”, theksojnë nga UEJL. /Insajderi.com/