“Ndalne turrin e Serbisë”

“Ndalne turrin e Serbisë”

Përfaqësuesja “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova, me lot në sy ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që t’ia ndalin “turrin” Serbisë, e të mos dal fitimtare me krimet e bëra.

Ai iu drejtua deputetëve të Kuvendit të Kosovës në ditën përkujtimore për viktimat e gjenocidit.

“Ndaljani turrin Serbisë që të mos dalë fitimtare me krimet e bëra. Ky regjim serb vrau dhe zhduku mijëra njerëz për të bartur trupat e tyre në Serbi për të fshehur krimin”, tha ajo.

Gjatë një fjalimi emocionues ajo tha se “Dhimbja na ka dobësuar edhe sytë, na ka qorru dhe nuk po shohim. U bënë 21 vjet duke kërkuar drejtësi për krimet serbe mbi kosovarët”.

Po ashtu, Kumnova përmendi edhe zëvendëskryeministrin, Driton Selmanaj, që sipas saj injoroi temën e të pagjeturve.

“Driton Selmanaj kohë më parë e injoroi temën e të pagjeturve, duke e cilësuar si të konsumuar. Kryeministri Avdullah Hoti dhe zv-kryeministrin Driton Selamanj e refuzuan kalimin e ligjit për të pagjeturit”, tha ajo. /Insajderi.com.