
Tetë emigrantë nga Lindja e Mesme, gjegjësisht 5 nga Siria dhe 3 nga Palestina janë ndaluar pranë pikës kufitare në Kapshticë.
Emigrantët janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë së Kufirit e Migracionit në Korçë ku janë marrë në pyetje e më pas janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Tiranë, transmeton OraNews.
Gjatë muajit korrik, në kufirin e gjelbër me Greqinë në Korçë, janë kapur të paktën 18 emigrantë duke tentuar të kalojnë ilegalisht nga Shqipëria drejt Bashkimit Evropian.