Policia e Kosovës bashkë me Inspektoratin në Kamenicë i kanë ndaluar punimet e objekteve në vendin ku kanë qenë kazinotë, njofton Insajderi.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Ambientit dhe Inspektoratit, Zotrim Kastrati, tha se punimet janë ndalur meqenëse nuk kanë leje për ndërtim, po i njëjti e ka konfirmuar rastin për KlanKosova.
Kazinotë ilegale janë rrëzuar më 19 shtator të vitit të kaluar në një aksion të gjerë të Policisë së Kosovës, në këtë rast nuk lejohen asnjë ndërtim tjetër.
Disa qytetarë kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes. /Insajderi.com