Ndalohet autobusi që u nis me udhëtar nga Italia për Kosovë

Ndalohet autobusi që u nis me udhëtar nga Italia për Kosovë

Një autobus që ishte nisur me udhëtar nga Italia për në Kosovë është ndaluar.

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se autobusi është ilegalisht, pavarësisht vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e kufijve.

Abdixhiku njofton se autobusi është kthyer prapa në Kroaci.

“Sot jemi njoftuar për nisjen e një autobusi me udhëtarë nga Italia për në Kosovë. Nisja ishte ilegale dhe pa autorizim të Ministrisë. Autobusi në fjalë është kthyer prapa në Kroaci. Rikujtoj se çdo transport i organizuar, tokësor e ajror është i ndaluar deri në një vendim tjetër. Kjo masë preventive është domosdoshmëri e mbrojtjes së qytetarëve tanë. Për shtetasit e Kosovës, me viza në skadim, do të ketë trajtim. Jam në konsultim të ngushtë me ministrin e Punëve të Jashtme dhe ministrin e Shëndetësisë”, shkruan Abdixhiku.