Policia e Kosovës  ka lëshuar urdhër arresti për shoferin i cili katër ditë më parë ishte përfshirësh në një aksident trafiku me fatalitet, në Podujevë.

<" />

Ndalohet për 48 orë shoferi që shkaktoj aksidentin me fatalitet në Podujevë

Në njoftimin e policisë thuhet se me datën 18.11.2019 prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale.

I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë, përcjellë Insajderi.

Ky aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur me datën 15.11.2019 rreth 14:11 në fshatin Lluzhan të Podujevës, ku si pasoj e aksidentit një person kishte ndërruar jetë dhe dy të tjerë ishin lënduar./ Insajderi.com