
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar propozim-vendimin për ndarjen e mjeteve rreth 57 mijë euro për pagesën e punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta në rezidencën presidenciale “Ibrahim Rugova”.
Vendimi u mor pas një propozimi nga Zëvendës Ministrja e Kulturës, Burbuqe Deva Bakija. Ndërsa mjetet u ndanë nga fondi rezervë i Kosovës.
Sipas vendimit të qeverisë, ky staf që punon në bazë të kontratave për shërbime të veçanta, do të jetë i angazhuar do të ndihmojë në mirëmbajtjen e rezidencës.