
Lidhja Demokratike po i ofron Albin Kurtit pozitën e Presidentit dhe të Kryeparlamentarit nëse dëshiron ta lë pozitën e Shefit të Qeverisë.
Anëtari i Kryesisë së LDK’së, Imeri Ahmeti, thotë se Partia e Albin Kurtit mund të marrë dy pozitat tjera e të lë atë Kryeministrit.
“Nëse ju duhet VV-së pozita e Presidentit dhe Kryetarit të Parlamentit mund ta kërkojnë të marrë këto pozita”, ka thënë Ahmeti.
Partia e Isa Mustafës po synon të marrë pozitat e rëndësishme në institucionet e Kosovës nëse arrijnë marrëveshje me Albin Kurtin për ndërtimin e Qeverisë.
Ahmeti, njëri prej zyrtarëve të lartë të LDK-së, thotë se pashmangshëm në këtë fazë do të definohet edhe pozita e Presidentit dhe pozitave tjera që prekin qeverisjen katërvjecare. Në këtë kundërte, ai thotë se koalicioni s’mund të ndërtohet për qeverisje njëvjeçare.
“Ne nuk mund të mendojmë për një Qeverisje njëvjeçare. Nëse nuk e qartësojmë se çka do të bëjmë me Presidentit atëherë i bie që ne po bisedojmë për një qeverisje njëvjeçare”.
Një ditë më parë, Shefi i LDK-së, Isa Mustafa tha se në ditët në vazhdim do të ketë takim me Albin Kurtin për të definuar të gjitha pozitat që përfshijnë qeverisjen gjatë këtij mandati. Tha se do të definohet se kujt i takon kjo pozitë për të propozuar pastaj emrin e Shefit të Shtetit në fillim të vitit 2021.
Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK s’kanë qeverisur asnjëherë. Janë kundërshtuar mes vete. Kur LDK ishte në pushtet, Vetëvendosje dhe Albin Kurti i ishin referuar Isa Mustafës si “njeri i Serbisë”. E kishin gjuajtur me ve, gazlotjsjellës dhe i kishin sulmuar në rrugë e shtëpi.
Tash, Albin Kurti i referohet Isa Mustafës si profesor Mustafa. Kur kishin marrë pushtetin në Prishtinë, Vetëvendosje i kishin deponuar 70 dosje në prokurori për qeverisjen e LDK’së në Kryeqytet./Insajderi.com