Ndërmarrja Publike Banesore sot ka përuruar hyrjen e 100-të të renovuar në Prishtinë, duke u bërë kështu kompania më e madhe e adiministrimit të hyrjeve shumë-banesore në vend.
Në ndërmarrje, deri më tani kemi pranuar mbi 200 kërkesa të nënshkruara nga mbi 80% e pronarëve të njësive banesore, ndërsa në renovim e sipër janë edhe 9 hyrje të tjera.
Administrimi i hyrjeve është i bazuar mbi tri shtylla kryesore: Siguria, Rregulli dhe Pastërtia.
Ftojmë të gjithë qytetarët e Prishtinës që jetojnë në objektet e vjetra shumë-banesore që të bëhen pjesë e projektit për renovim dhe mirëmbajtje duke drejtuar kërkesën e tyre në Ndërmarrjen Publike Banesore.