Në vazhdën e përkrahjes së shoqatave dhe qendrave sociale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore ndan lokal pa qera p" />

Ndërmarrja Publike Banesore ndan lokal për Shtëpinë e Pleqve

Ndërmarrja Publike Banesore ndan lokal për Shtëpinë e Pleqve

Në vazhdën e përkrahjes së shoqatave dhe qendrave sociale, Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore ndan lokal pa qera për qendrën sociale për persona të moshuar.

Duke i parë kushtet e vështira dhe nevojën për hapësira më të mira dhe më komode për këto qendra, Komisioni Komunal i Aksionarëve të NPB-së ka vendosur që të përkrahë iniciativën e Drejtorisë për Shërbime Publike duke dhënë për shfrytëzim pa qera disa lokale për Qendrat Sociale që përkujdesen për personat e moshuar.

Ndërmarrja Publike Banesore në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës do të vazhdojë të ofrojë përkrahje për qendra të kësaj përfaqësie në secilën lagje të Prishtinës.