Ndërmarrja publike në Mitrovicë blen dhurata për punëtorët

Ndërmarrja publike në Mitrovicë blen dhurata për punëtorët

Ndërmarrja Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar për një dhënie kontrate në vlerë prej afro 3 mijë eurove, për “furnizimin me dhurata të punëtorëve të vet”.

Siç njofton Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), kompania “Mitrovica” ka dhënë tender për “Furnizim me Dhurata për Vitin e Ri” të premten, me çmim të përgjithshëm prej 2 mijë e 935 eurove raporton Insajderi.

Për këtë tender kishin aplikuar tri kompani, derisa fituese e tenderit u shpall kompania “QTA Shpk”.  Kontrata e këtij tenderi pritet të nënshkruhet më 29 dhjetor.

Furnizimi me dhurata i punëtorëve të kompanive shtetërore në Kosovë, është kthyer në praktikë të zakonshme. Para një jave, edhe kompania e Ujësjellësit Rajonal “Radoniqi” nga Gjakova ka dhënë tender për “furnizim me dhurata” për punëtorët e vet.

Tenderi i dhënë nga kompania “Radoniqi” kapi vlerën e mbi 9 mijë eurove. /Insajderi.com