Ndërprehet mbledhja virtuale e OKB-së, Rusia kërkon nga Gërvalla ta largojë flamurin e Kosovës

Ndërprehet mbledhja virtuale e OKB-së, Rusia kërkon nga Gërvalla ta largojë flamurin e Kosovës

Mbledhja virtuale e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën është suspenduar për shkak se krye-diplomatja, Donika Gërvalla, mbante pas flamurin e shtetit tonë – diçka që krijoi tension.

Kjo pasi përfaqësuesi i Rusisë në seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën, Dimitrij Poljanski, ka kërkuar nga Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla të heq flamurin e Kosovës mbrapa saj.

“Ne nuk jemi kundër ndaj përfaqësuesve të Kosovës, megjithatë dua të ndaj faktin që zonja Donika Gërvalla është ulur para flamurit të Kosovës. Kosova nuk është e njohur si shtet por vetëm si territor, prandaj kërkojmë që për të vazhduar prezantimin ajo ose të ndryshojë pamjen prapa ose të heq flamurin në mënyrë që të vazhdojmë tutje”, tha përfaqësuesi rus.

Më pas erdhi përgjigja për Rusinë nga Britania e Madhe.

“Ky nuk është një takim zyrtar dhe ne nuk shohim ndonjë arsye që ministrja Gërvalla të ndryshojë pamjet mbrapa për të vazhduar prezantimin”, tha përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar.

Për këto zhvillime ka raportuar edhe gzetarja e  Al Jazeera, Amanda Price.

“Presidenti i Këshillit të Sigurimit pezullon takimin virtual për Kosovën, për shkak se përfaqësuesi i Rusisë pati kundërshtime pasi që flamuri i Kosovës shihej mbrapa ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla”. /Insajderi.com