Mungesa e rrymës pothuajse gjatë gjithë ditës në Fushë Kosovë e Therandë, ka nxitur reagimin e ashpër të Avni Arifit, këshilltarit të Haradinajt.
Në një postim në rrjetin social facebook ai ka thënë se qeveria më nuk do të pranojë arsyetime të kota nga KEDS.
Arifi ka shkruar se do t’i vihet fundit praktikave të papërgjegjshmërisë.
“Sot ka qenë vështirë të jesh qytetarë i Fushë Kosovës dhe Therandës. Në ditë të ftoftë gati Siberike me orë të tëra pa energji elektrike në vitin 2018 është e patolerueshme dhe e padurueshme. Është arritë nivel ku Qeveria nuk do të pajtohet më me raporte të arsyetimeve të kota për rënie blloqesh, mbingarkime apo renovime të “planifikuara” në pikë të dimrit. Në mënyrë të pakompromis do të i vihet fundi praktikave të marra të papërgjegjshmërisë e në të cilat viktimë janë qytetarët. Mjaft është Mjaft”, ka shkruar Arifi.
Ndryshe për mungesë të rrymës, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj paralajmëroi edhe bllokim të rrugëve. /Insajderi.com