Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka informuar se sot është parandaluar një transport ndërkombëtar të dro" />

Ndërpritet një kanal ndërkombëtar droge në Maqedoninë e Veriut

Ndërpritet një kanal ndërkombëtar droge në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka informuar se sot është parandaluar një transport ndërkombëtar të drogës.

Janë konfiskuar 65 kilogramë drogë e llojit ‘Marijuhanë’, që kap vlerën e 200 mijë eurove. Policia informoi se gjatë aksionit të zhvilluar ditën e djeshme nga policia e rajonit të Resnjës janë arrestuar K.K. (25), M.F. (28) dhe F.B.(42), të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Droga ishte e destinuar që përmes Maqedonisë së Veriut të arrinte në Greqi, raporton Insajderi.

“Mëngjesin e djeshëm, në rrugën rajonale nga Trpejca drejt Stenjës, përmes Parkut Kombëtar Galicica, u ndaluan dy automjete pasagjerësh të llojit ‘Mercedes’, me targa të Shqipërisë, të cilat merrnin pjesë në transportin e drogës. Gjatë kontrollit të automjeteve, njëri prej të cilave drejtohej nga K.K, ku si bashkudhëtar ishte M.F, dhe i dyti nga F.B, u gjetën dhe konfiskuan tre thasë të mëdhenj marihuanë, të paketuara në 44 pako” thonë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Policia e vendit fqinj informoi se shtetasit shqiptarë janë ndaluar, kurse me urdhër të Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore në Resnjë, droga është dhënë për ekspertizë, ku është përcaktuar se bëhet fjalë për 65 kilogram marihuanë, kurse kundër tre personave do të ngrihet padi penale. /Insajderi.com