Ndërpritet organizimi i Beer and Wine festit në Prishtinë ku kriste dajaku

Ndërpritet organizimi i Beer and Wine festit në Prishtinë ku kriste dajaku

Sonte në ora 22:00 është ndërprerë organizimi i Beer and Wine festit që ishte duke u mbajtur që nga e premtja në qendër të Prishtinës.

Insajderi raporton se sonte është ndërprerë nga Policia e Kosovës dhe Inspektoratit, mas vendimit të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë.  Ai ka thënë se pas shumë kërkesave për ta mbyllur këtë organizim, ka urdhëruar mbylljen e tij.

Të paktën dy rrahje masive kanë ndodhur në festivalin e birrës që është duke u mbajtur tash e disa ditë në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Therje me thikë dhe rrahje masive janë dy ngjarjet që e kanë karakterizuar këtë organizim përveç muzikës dhe të miturve që konsumojnë alkool.

Në arsyetimin e ministrit Shala thuhet se shumë të miturit janë duke u lejuar të futen në atë festival dhe janë duke konsumuar alkool.

“Pas ankesave të shumta nga qytetarët dhe për shkak të shkeljeve të evidentuara respektivisht lejimit të hyrjes dhe konsumimit të pijeve alkoolike nga persona të mitur nën moshën 18 vjeç, kam urdhëruar inspektoriatin e tregut të MTI-së që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në këtë organizim dhe pas inspektimit dhe gjetjeve të bëra, Inspektorati i MTI në këto momente ka marr vendim ta mbyllë aktivitetin ‘’Beer and Ëine Festival Prishtina’’ që po mbahet në pllaton e Pallatit të Rinisë në Prishtinë!”, ka shkruar ai.