Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës – eskalon situata

Ndërpritet seanca e Kuvendit të Kosovës – eskalon situata

Janë shfaqur tensione gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës teksa fliste Ganimete Musliu e PDK-së. Musliu fillimisht i është drejtuar Fitore Pacollit  të ta mbyllë gojën, teksa kjo e fundit ka refuzuar një gjë të tillë, njofton Insajderi.

Më pas gjatë kësaj përplasje e cila në shikim të parë u duk e zakonshme, situata doli prej kontrollit kur deputetë të LDK-së janë çuar në këmbë në shenjë nervozizmi, dhe kështu Vjosa Osmani ka ndërhyrë duke e ndërprerë seancën për një kohë të pa caktuar.

Në këtë seancë po flitej për projektin e rishikimit të buxhetit për vitin 2020./Insajderi.com