Ndërpritet seanca e Kuvendit – vazhdon të hënën

Ndërpritet seanca e Kuvendit – vazhdon të hënën

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë për të vazhduar të hënën në ora 10:00, njofton Insajderi.

Tetë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe dy interpelanca të kryeministrit Avdullah Hoti, ngjallen debat të madh në Kuvend, ku deputetë të pozitës dhe opozitës u përplasen për shumë tematika.

Në fund u shqyrtua edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, por që në mungesë të kuorumit pritet të diskutohet edhe në seancën e së hënës. /Insajderi.com