Ndërpritet seanca ndaj Pal Lekaj, ai thotë që s’është pajisur me aktakuzë

Ndërpritet seanca ndaj Pal Lekaj, ai  thotë që s’është pajisur me aktakuzë

Pal Lekaj është ulur përsëri në ulëset e Gjykatës, mirëpo seanca ndaj tij është ndërprerë me arsyen se Lekaj është shprehur se ai nuk është pajisur me aktakuzë.

Këtë propozim e ka kundërshtuar prokurori special Valdet Gashi dhe propozoi që të lexohet aktakuza.

Prokurori Gashi tha se prokuroria ka prova se të gjitha palët në procedurë janë pajisur me shkresa të lëndës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 4 shkurt 2021, ngriti aktakuzë ndaj Pal Lekajt, Eset Berishës dhe Nebih Shatrit.

Pal Lekaj, ish-ministër i Infrastrukturës, Eset Berisha, këshilltar i lartë politik i tij, si dhe Nebih Shatrit, ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Infrastrukturës (MI) dhe Besim Tahiri, drejtor i Prokurimit Publik në MI, po akuzohen nga PSRK se me rastin e zbatimit të projektit “Autostrada Prishtinë- Han i Elezit R6”, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, me ç’rast buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 38 milionë e 321 mijë e 346 euro.

Sipas aktakuzës së ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, më 27 shtator 2017, Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) dhe si kryesues i Komitetit Ndërministror (KDNM) dhe Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri, në bashkëveprim dhe me dashje edhe me të pandehurin Besim Tahiri – drejtor i Prokurimit Publik në MI, i cili tani për tani është i paqasshëm për prokurorinë, duke shfrytëzuar detyrën dhe autoritetin zyrtar, i kanë tejkaluar kompetencat dhe nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që t’i shkaktojnë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në dobi të personit tjetër.

Senca pritet të mbahet në momentin kur Lekaj do të pajiset me një kopje të aktakuzës./Insajderi.com