Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Ndërpritet seanca ndaj të akuzuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Është ndërprerë seanca në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj të akuzuarve për vrasjen e politikanit serb, Olivanoviq, përcjell Insajderi.com.

Kjo ndërprerje ndodhi për shkak të mungesës së avokatit, Faruk Korenica, ku kryesuesi i seancës, Valon Kurtaj, mori aktvendim për pauzë pesë minutëshe për ta pritur atë.

Gjatë seancës, Kurtaj ka kërkuar nga palët që nuk janë në procedurë, të lirojnë sallën për shkak të situatës me pandeminë, kurse medieve iu është dhënë leje që të xhirojnë 10 minuta.

Të akuzuarit në këtë rast janë Marko Roshiq, Nedelkjo Spasojeviq, Dragisha Markoviq, Zharko Jovanoviq, Silvana Arsoviq dhe Rade Basara.

Në seancën e fundit më 6 korrik, pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë për akuzat lidhur me vrasjen e Ivanoviq.

Ndërsa, në shqyrtimin e sotëm gjyqësor, pritet që të dëgjohen dëshmitarët./Insajderi.com