Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë seancën plenare në mungesë korumi, njofton Insajderi.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, tha se me vetëm 44 deputetë Kuvendi nuk mund t’i vazhdojë punimet.
Partia Demokratike e Kosovës ka pezulluar aktivitetin në Kuvend për një javë për shkak të shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçi e Kadri Veselit.
Për mungesën e korumit ka pasur deputetë në mes disa deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje e shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashit.
Madje, ky i fundit tha se ka përgjegjësi vetëm për deputetët nga subjekti tij politik, jo edhe për deputetët e koalicionit qeverisës. /Insajderi.com