Rikthehen kufizimet

Ndërpritet sërish mësimi për klasat e nënta

Ministria e Arsimit ndërprenë përsëri mësimin plotësues me klasat e nënta. Shkak për këtë vendim, situata e krijuar ditët e fundit dhe mos respektimi i masave mbrojtëse me Covid-19.

Ndërpritet sërish mësimi për klasat e nënta

Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, ka marrë vendim që sërish të ndërpritet mësimi plotësues për klasat e nënta. Ky hap vjen si masë parandaluese ndaj situatës me Covid-19.

Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave dhe duke u bazuar në informatat  se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, e në veçanti distanca fizike, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës personale, matja e temperaturës, njofton Insajderi.

Në vendim thuhet:

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) deri më sot ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve të përfshirë në procesin e mësimit plotësues dyjavor dhe përgatitjeve për Testin e Arritshmërisë”. /Insajderi.com